Flash News

KRYESORE

Meta për opinionet e Venecias për Kushtetuesen: Ju lutem 3 minuta, sqarim sipas Venecias e jo presidentit

Meta për opinionet e Venecias për Kushtetuesen: Ju lutem 3 minuta,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët e pranishëm, duke iu rikthyer opinionit të Venecias lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta i është drejtuar gazetarëve duke thënë se duhej të bëntë këtë konferencë për shkak të zhvillimeve të fundjavës që lamë pas që kishin të bënin me perspektivën e çeljes së negociatave.

“Vlerësova të rëndësishme të zhvilloj këtë konferencë, duke vlerësuar se fundjava që lamë pas pati disa zhvillime të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e çeljes së negociatave. E nisa këtë javë me takimin me ambasadorin Zef Mazi.

E di që jeni lodhur, por ju kërkoj vetëm tre minuta përqendrim nga ju për të sqaruar edhe një herë sipas Venecias jo sipas Presidentit, se cilat kanë qene raportet dhe qëndrimet e presidentit në raport me Kushtetutën e ligjin.

Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia individuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, sic e kërkon ligji.

Çështja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.

Çështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.

Çështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij. (Paragrafët 99-100).

Unë e mbajta fjalën nuk iu mora shumë kohë, raporti është i gjatë, por këto janë katër pikat thelbësore që sqarojnë raportin e Presidentit, me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet,” u shpreh presidenti Meta.

Të fundit