Flash News

KRYESORE

Meta për përplasjet fizike me policinë në shesh: Kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës

Meta për përplasjet fizike me policinë në shesh: Kremtimi

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të papranueshme situatën e krijuar sot gjatë protestës së shoqërisë civile në sheshin ‘Skenderbej’ në Tiranë.

Sipas Metës, kjo përplasje është kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, më 9 maj.

“Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!”, reagon Meta.

Të fundit