Flash News

KRYESORE

Meta për protestën e studentëve: Rinia, aseti ynë me i çmuar, shqetësimet e tyre duhet të jenë prioritet

Meta për protestën e studentëve: Rinia, aseti ynë me i

Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e studentëve të universiteteve publike në Tiranë e në rrethe.

Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë shqetësimet e tyre, ndërsa e cilëson rininë si aseti me i çmuar kombëtar.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, reagon Meta.

Të fundit