Flash News

KRYESORE

Meta: Po ndjek me shqetësim situatën te Biblioteka Kombëtare, institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente

Meta: Po ndjek me shqetësim situatën te Biblioteka Kombëtare,

Presidenti Ilir Meta thotë se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare ku si pasojë e reshje u përmbyt kati i nëndheshëm dhe për pasojë u dëmtuan 12 mijë botime.

Kreu i shtetit thekson se është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare teksa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalohet përsëritja e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Reagimi i plotë i Presidentit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore. Në vijimësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.

Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.

 

 

Të fundit