Flash News

KRYESORE

Meta porosit të rinjtë nga Jala: Bëhuni protagonistë dhe jo viktima të ndryshimeve!

Meta porosit të rinjtë nga Jala:  Bëhuni protagonistë dhe jo

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur dje për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Nga Jala, ku të rinjve socialistë janë mbledhur në kampingun veror për “IUSY World Festival 2017”, ai ka përcjellë edhe mesazhin e tij. Meta, i cili u prit me ovacione nga të rinjtë e LRI-së, u ka kërkuar atyre që të forcojnë lidhjet me të rinjtë eurosocialistë për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme.  ““Ajo që dua të them është se e gjithë jeta ime politike lidhet me të rinjtë, tha ndër të tjera, kreu i shtetit, Ilir Meta. Dhe shpresoj të kem bërë më të mirën duke mbështetur të rinjtë që të jenë sa më aktiv në politikë, por padyshim që e ardhmja ka sfida shumë më të mëdha sot se sa përpara disa vitesh dhe të rinjtë tanë kanë dy rrugë: ose do të jenë protagonist të ndryshimeve pozitive, ose do të jenë viktima të këtyre ndryshimeve nëse nuk do të marrin pjesë në këto ndryshime.

Ndaj unë ju kërkoj të gjithëve të forconi IUSY-in, të forconin bashkëpunimin midis të rinjve kudo, edhe këtu në Shqipëri sepse vetëm në këtë mënyrë, edhe Bota edhe Evropa, edhe Shqipëria, dhe Rajoni ynë do të kenë ndryshime më pozitive për të rinjtë. Sepse kërcënimet globale kërkojnë edhe një soliditet në rritje dhe në radhë të parë një ndërgjegjësim më të madh të të rinjve për t’i fituar këto sfida të cilat rrezikojnë të ardhmen e njerëzimit.”

Kampi i “IUSY World Festival 2017”, do të mbahet për 4 ditë rresht në Jalë, ku të rinjtë e LRI kanë mirëpritur 400 të huaj. Mbrëmjen e sotme në Jalë ishte edhe kryetarja e re e LSI, Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se Ilir Meta do të betohet president më 24 korrik.

 

 

Të fundit