Flash News

KRYESORE

Meta: Prej dy vitesh më bëhet presion për të lënë institucionin, i vetmi që zbaton ligjet

Meta: Prej dy vitesh më bëhet presion për të lënë

Në një komunikim live me mediat presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai ka ashpërsuar tonet teksa është rikthyer tek historia e djegies së mandateve të 58 deputetëve të opozitës, ndërsa deklaroi se ishte një ide e marrë.

Teksa është pyetur mbi këtë Meta ju është kthyer gazetarëve se presidenti është i vetmi që respekton ligjet e kushtetutën, ndërsa shtoi se prej 2 vitesh provokohet për tu dorëhequr.

“Që prej fillimit të marrëveshjes ju e keni përshëndetur. Por edhe sot e theksuat se kuvendi ka 82 deputetët të ligjshëm. Ju kërkoni perfeksion ligjor, procedurial nga presidenti i Republikës që ka qenë e mbetet shembulli më i mirë i respektimit të kushtetuës e çdo ligji. Ju kërkoni të vendosni presidentin në vështirësi.

Që kur është hedhur idea e djegjes së mandateve kam qenë kundër sepse u bë një gabim i madh. Presidentin e keni te Deutche Vele.Kam thënë qartë që qeveria të bëjë dy hapa mbrapa. Njëkohësisht ua kam bërë dhe demokratëve të qartë.Presidenti ka dy vjet që provokohet për të lënë institucionin, të vetmin që respekton ligjet e kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm më një dakordësi totale”, tha Meta.

Kur u pyet për ofertën që Basha deklaroi se i kishte bëre Rama për ‘Basha kryeministër, unë president’, Meta nuk preferoi që të përgjigjej.

“Për çështjen e dytë nuk dua të përgjigjen, jo për mungese të respektit për ju”, tha presidenti.

Të fundit