Flash News

KRYESORE

Meta pret ambasadoren kanadeze, çfarë i kërkoi për komunitetin shqiptar në Kanada

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se i ka kërkuar ambasadores të ratifikohet sa më shpejt marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore, pasi sipas Kreut të Shtetit, do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada.

Po ashtu Meta thekson se e ka inkurajuar ambasadoren për më shumë investime kanadeze në Shqipëri.

“Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis. Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri. Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada. Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada. Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. 🇦🇱🤝🇨🇦”, shkruan Meta.

Të fundit