Flash News

KRYESORE

Meta pret delegacionin e OSBE: Kompromis në interes të zgjedhjeve të lira, shumica të tregojë vullnet për përfshirjen e opozitës

Meta pret delegacionin e OSBE: Kompromis në interes të zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE që përbehej prej Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

Meta shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe tha se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Battelli theksoi se OSBE është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut.

 “OSBE rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri Zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik. Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë. Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, pohoi Meta.

 

 

Të fundit