Flash News

KRYESORE

Meta pret gazetarët dhe kritikon Ramën: Kur cenohet liria e tyre edhe sistemi demokratik është i cenuar

Meta pret gazetarët dhe kritikon Ramën: Kur cenohet liria e tyre edhe

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë gazetarët dhe gjatë fjalës së tij nuk i ka kursyer kritikat ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për mediat.

Meta tha se kur cenohet liria dhe e drejta e gazetarëve është cenuar sistemi demokratik në Shqipëri.

“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj. Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”, ka deklaruar presidenti Meta.

Të fundit