Flash News

KRYESORE

Meta pret në zyrë kryeushtarakun e NATO-s, çfarë u tha për bashkëpunimin me Aleancën, misionet dhe integrimin e Kosovës

Meta pret në zyrë kryeushtarakun e NATO-s, çfarë u tha

Presidenti Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach.

Meta vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s për projektin e Bazës Ajrore të Kuçovës dhe tha se, bashkëpunimi me Aleancën ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare dhe rajonale

Gjithashtu, presidenti Meta tha se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në misionet në Afganistan, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Rumani, Mesdhe etj.

Meta tha se e kërkesa e NATO-s për ndarje të drejtë të barrës së përgjegjësive është legjitime. Kreu i shtetit theksoi se i ka kërkuar Qeverisë që vit pas viti të rrisë buxhetin deri në 2 % të GDP-së në vitin 2024.

“Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj.

Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik.

Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracinë”,  u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e tij ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, për integrimin në NATO dhe ngritjen e Forcave të Armatosura si “kontribut shtesë për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”.

Të fundit