Flash News

KRYESORE

Meta pret përfaqësuesit e diasporës shqiptare në SHBA: Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim këshilltarin në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, Mark Gjonaj, i cili ka ardhur në Shqipëri bashkë me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, dhe vlerësoi gjithashtu edhe kontributin konkret të z. Gjonaj në këtë drejtim.

Presidenti shprehu besimin se Gjonaj do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

Të fundit