Flash News

KRYESORE

Meta pro qëndrimit të BE për mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi: Qytetarët meritojnë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira

Meta pro qëndrimit të BE për mosnjohjen e zgjedhjeve në

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar së fundmi për situatën në Bjellorusi që është kthyer në temën kryesore të politikës europiane.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta është shprehur pro qëndrimit të BE për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, teksa shkruan se qytetarët e bjellorusë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”, shkruan Meta.

Kujtojmë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi u konsiderua tërësisht i manipuluar nga opozita dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa në kryeqytet, si dhe në qytete të tjera, kanë shpërthyer protesta masive, ku qytetarët kërkojnë zgjedhje të reja.

Të fundit