Flash News

KRYESORE

Meta protestuesve para Shtëpisë së Bardhë: Konfirmuat se nuk luftoni vetëm për një vizë amerikane

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur protestën e shqiptarëve dje para Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

Ai e ka vlerësuar këtë protestë me anë të një statusi të postuar në faqen e tij në facebook, ku shprehet se ajo konfirmoi aleancën e pathyeshme mes Shqipërisë dhe ShBA-ve.

“Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike”, shkruan Meta.

Duket se kryeu i shtetit e ka pikë të dobët çështjen e aleancës Shqipëri-ShBA, pasi kjo është e disata herë që ai e përmend  në deklaratat e tij.

Tre ditë më parë, gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, tha se asnjë forcë nuk mund ta vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane.

Që pas deklaratës së tij të fortë 6 ditë më parë, ku ndër të tjera foli me tone të forta edhe ndaj ndërkombëtarëve, Meta ka qenë në qendër të sulmeve të mazhorancës. Ata e kanë akuzuar presidentin se po i sulmo zyrtarët e huaj për të mbrojtur veten.

Të fundit