Flash News

KRYESORE

Meta publikon videon nga Varshava: Krenar për qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit

Meta publikon videon nga Varshava: Krenar për qëndresën heroike

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video, ku tregon se ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, mbajtur në Varshavë.

Meta shprehet i përulur përpara dhjetëra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë i nderuar të merrja pjesë sot në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, z.Andrzej Duda.

Përulje përpara dhjetëra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi.

Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.

Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më.

Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës.

Krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit.

Të fundit