Flash News

KRYESORE

Meta publikon videon që gozhdon Ramën: Jam kundër prishjes së teatrit, trashëgimi historike

Meta publikon videon që gozhdon Ramën: Jam kundër prishjes

Presidenti Ilir Meta mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit në luftën e saj për të mos lejuar prishjen e godinës. Ai publikoi një status në Facebook, ku shkroi se është pro nismës së aleancës që aplikoi në organizatën prestigjioze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ai gjithashtu publikoi edhe një video të bërë në vitin 2000 , ku Edi Rama, atëherë Ministër i Kulturës, e pranonte se teatri ishte trashëgimi e vendit dhe duhej mbrojtur.

Statusi

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Të fundit