Flash News

KRYESORE

Meta reagoi sot për artistët, Rama i shkon në zyrë

Meta reagoi sot për artistët, Rama i shkon në zyrë

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar presidencës pasditen e sotme. Mësohet se Rama ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta, ndërsa nuk dihen arsyet e këtij takimi.

Ditën e sotme, Presidenti reagoi sa i takon protestës së zhvilluar nga ana e artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në njoftim e presidencës, të publikuar paraditen e sotme thuhej se kreu i shtetit po ndjek me vëmendje shqetësimin e komunitetit të artistëve teksa shtonte se “Presidenti i Republikës bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”.

Të fundit