Flash News

KRYESORE

Meta reagon pas vendimit të BE për negociatat: Të mos humbasim asnjë minutë për të zbatuar kushtet!

Meta reagon pas vendimit të BE për negociatat: Të mos humbasim

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e ministrave të BE për miratimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se pas këtij vendimi politika shqiptare nuk duhet të humbasë asnjë minutë, por duhet të zbatojë sa më parë kushtet që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve.

Mesazhi i Metës

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺

Të fundit