Flash News

KRYESORE

Meta rithekson tre palë zgjedhje në tetor dhe u bën thirrje palëve: Të mos mbetemi për vjeshtë

Meta rithekson tre palë zgjedhje në tetor dhe u bën thirrje

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të gjejnë gjuhën e përbashkët, në mënyrë që Shqipëria të mos ngelë për vjeshtë, por të vazhdojë përpara drejt marrjes së një përgjigjeje pozitive për çeljen e negociatave.

Në reagimin  e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ritheksuar edhe një herë thirrjen e tij për mbajtjen e tre palë zgjedhjeve në tetor; zgjedhjet e përgjithëshme, zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale, pasi presidenti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Postimi i plotë i Metës: 

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,

30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

Të fundit