Flash News

KRYESORE

Meta sërish foto nga plazhi: Mos më kritikoni, kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur reflektim

Meta sërish foto nga plazhi: Mos më kritikoni, kam humbur shumë

Presidenti Ilir Meta ka postuar sërish një fotografi nga plazhi, ashtu siç bëri edhe dje që ishin zgjedhjet.

Me parantezën se do të kritikohet nga shqiptarët që po e kalon këtë të hënë në plazh, Presidenti sqaron se ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialog e reflektim, duke ju referuar kështu palëve politike.

"Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda🇳🇱 dhe Katerinën nga Gjermania🇩🇪.

Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.

Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria🇦🇱.

E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t'ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit."-shkruan Meta.

Të fundit