Flash News

KRYESORE

Meta i sheh bashkë Ramën dhe Bashën: Nuk ishin të sforcuar, janë kryetarë të dy partive demokratike

Meta i sheh bashkë Ramën dhe Bashën: Nuk ishin të sforcuar,

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka dalë përpara gazetarëve për të komentuar votimin e komisioneve të vetting-ut pas marrëveshjes PS-PD. Duke vlerësuar zhbllokimin e reformës në drejtësi, Meta nuk e konsideroi të sforcuar vajtjen e kryeministrit Edi Rama në krah të kryeopozitarit Lulzim Basha.

Ai theksoi se qeveria sotme është një qeveri besimi, pasi i përmbahet propozimit të LSI me kryeministër Ramën dhe ministra teknikë.

“Nuk mendoj se vajtja e zotit Rama në krah të Bashës është kaq e sforcuar. Është një gjë interesante dhe pozitive, dhe LSI ka insistuar që përmes dialogut të gjenin një zgjidhje. LSI e ka bërë të qartë se do të shprehej për koalicionet kur të përfundonte reforma zgjedhore, që nuk u arrit kurrë. LSI ishte e gatshme për koalicion me PS vetëm nëse ajo tregonte gatishmëri për bashkëpunim me opozitën. Nuk  u bë asnjë qeveri teknike pa Edi Ramën, nuk u vazhdua as me një qeveri politike të mazhorancës, u bë qeveri besimi, me ministra teknikë dhe kryeministër Ramën, ai arriti të fitonte besimin e zotit Basha”, u shpreh Meta.

Një moment interesant ishte kur Meta falenderoi “dy krerët e partive demokratike”, duke iu referuar PS dhe PD, por më shumë se një lapsus lihet të kuptohet se ish-kreu i LSI sheh partinë e tij si përfaqësuesen e vetme të socialistëve shqiptarë.

“Krahët e LSI janë të hapura për të gjithë dhe mund të them që LSI do të falenderojë të dy krerët e partive demokratike sepse kjo është një marrëveshje që favorizon shumë LSI-në”, tha Meta.

Të fundit