Flash News

KRYESORE

Meta shigjeton sërish Ramën? “Krimbat u bënë flutura”

Meta shigjeton sërish Ramën? “Krimbat u bënë

Presidenti Ilir Meta, ka uruar poetin tropojan Hamit Alija me rastin e 65-vjetorit të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ndër të tjera shkruan se "ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit".

Me këtë rast, ai duket se ka përfituar të shigjetojë edhe kryeministrin Rama me një varg ku shkruhet se “gjithë krimbat u bënë flutura”.

Postimi i plotë:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,

Nga fitimtarët,

Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë

Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,

Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!

Të fundit