Flash News

KRYESORE

Meta shpeshton takimet me Ahmetajn: Dje biseduam për detajimin e paketës së parë të qeverisë

Meta shpeshton takimet me Ahmetajn: Dje biseduam për detajimin e

Presidenti Ilir Meta në “Tempora” u shpreh se është takuar përsëri me Ministrin Arben Ahmetaj, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Meta thotë se në fokus të takimit ishte detajimi i paketës së parë ekonomike të qeverisë. Sipas Presidentit duhet që në të ardhmen të ketë një reflektim për të adresuar dhe të tjera shqetësime objektive që vijnë nga sipërmarrjet.

“Ky është një shqetësim kryesor. Dje jam takuar me Ministrin Ahmetaj dhe kemi diskutuar mbi këtë situatë, detajimin e paketës së parë të qeverisë, rëndësinë e marrjes së masave të tjera për lehtësimin e biznesit, sipërmarrjes në bashkëpunim dhe me BSH dhe bankat e nivelit të dytë. Krijimin e lehtësirave dhe në orientimin e pushtetit vendor të gjitha bashkive për të ndihmuar shtresat më në nevojë për të orientuar të gjitha investimet dhe shpenzimet kryesore në këtë drejtim, për të evituar abuzimet në ndarjen e ndihmave apo trajtimin e personave që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje të veçantë. Pakënaqësira ka në situatë normale jo në një situatë të tillë. Ka nevojë për një qasje dhe më proaktive dhe konkrete. Shpresoj që në ditët që vinë do të ketë një reflektim për të adresuar më drejt shqetësime objektive që vinë natyrshëm dhe nga sipërmarrjet, sidomos ato që po dëmtohen dhe më shumë dhe qytetarët mbi të cilët po rëndon më shumë kjo krizë”, tha Ilir Meta.

Meta gjithashtu shprehet, lidhur me testimet, se duhet të ketë më shumë për të pasur një panoramë të qartë të situatës. “Edhe Shqipëria është e prekur seriozisht derisa kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave dhe të të prekurve pavarësisht nga niveli i testimeve që mund të kishin qenë dhe mund të jenë më të shumta për të pasur një panoramë më të qartë. Gjithçka është relative”, tha Presidenti.

Të fundit