Flash News

KRYESORE

Meta shpjegon lidhjen e LSI me Balilin: Klementit i kam dhënë vetëm dorën, por nuk kam patur asnjë takim

Meta shpjegon lidhjen e LSI me Balilin: Klementit i kam dhënë

Presidenti Ilir Meta është pyetur në emisionin "Të Paekspozuarit" për lidhjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim me familjen Balili. Si ish-kryetar, Meta foli për rolin e rëndësishëm që Rigels Balili, nipi i Klement Balilit, ka patur në strukturat e partisë në Sarandë dhe Delvinë. Sot kryetar i bashkisë së Devlinës, Meta tha se për Rigelsin janë kryer të gjitha verifikimet dhe se ishte tërësisht i besueshëm për të kandiduar me logon e LSI-së.

"Në kohën kur unë kam drejtuar LSI-në, Rigels Balili, që është kryetar i bashkisë së Delvinës, një person i verifikuar, ishte drejtues kryesor i LSI në Saranë dhe në Delvinë, tërësisht i besueshëm për të kandiduar", tha Meta.

Sa i përket Klement Balilit, presidenti Meta mohoi të kishte lidhje apo takime, duke veçuar vetëm praninë në inaugurimin e resortit 'Santa Quaranta', ku kanë shtrenguar duart.

"Nuk them se nuk i kam dhënë dorën kur u inaugurua 'Santa Quaranta', sepse aty ishin dy mijë veta. Nuk kam patur asnjë takim të drejtpërdrejt apo të lidhje të veçantë me këtë person. Askush nga shërbimet nuk më ka thënë që nuk duhet të takohem me këtë person, edhe pse unë isha kryetar i Kuvendit", tha Meta.

"Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje apo mbështetje politike ka patur ky (Klement Balili), veçanërisht kur është akuzuar nga drejtësia", shtoi ai.

Për vetëdorëzimin e 'Eskobarit të Ballkanit', Meta u shpreh : "E përshëndes faktin që Balili do të përballet me drejtësinë. Së dyti, pavarësisht dobësisë së institucioneve tona, është ky presion i gjithanshëm, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, që bëri që ky person t'i dorëzohej drejtësisë."

Ilir Meta shkon me Kushtetutë në emision: Qytetarët duhet të jenë të qetë për presidentin e tyre

Të fundit