Flash News

KRYESORE

Meta: Shqetësohem që serbët vazhdojnë këndojnë ‘kush kërcen nuk është shqiptar’

Meta: Shqetësohem që serbët vazhdojnë këndojnë

Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin e tij për acarimin e situatës ën rajon dhe për faktin që në një pjesë të shoqërisë serbe vazhdon që të jetë qëndrim dashakeq kundrejt shqiptarëve.

“Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serb që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer thonë është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë.”, tha ai në Ora News.

Më pas shtoi se është për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit.

“Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që t’i kërkojmë të dënojë masakrat dhe gjenocidin e Reçakut por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e ambasadorit amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot.”

Kreu i shtetit u ndal edhe te sulmi i përsëritur ndaj makinës së publicistit Fatos Lubonja, si dhe sulmet ndaj shkrimtarit dhe Ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi, Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër.

“Aktet e dhunës ndaj Fatos Lubonjës, Agron Tufës janë akte dhunë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Nëse nuk janë të orkestruara nga një dorë, janë të frymëzuara nga kjo klime e përgjithshme konfliktuale dhe agresore ndaj fjalës së lirë dhe mendimit kritik”.

Të fundit