Flash News

KRYESORE

Meta shtyn zgjedhjet, Kryemadhi nga protesta: Nuk kam ndikuar në vendimin e tij

Meta shtyn zgjedhjet, Kryemadhi nga protesta: Nuk kam ndikuar në vendimin e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë rrugës së bashkimit me protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka thënë se sot protestohet kundër politikave diskriminuese të kryeministrit Rama.

E pyetur nëse ka pasur ndikim në vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, njëkohësisht edhe bashkëshorti i saj, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi është shprehur së prej dy javësh nuk e ka takuar.

“Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protesta do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj“, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit