Flash News

KRYESORE

Meta: Si mund t’i trembet Venecias ‘Luani i Artë i Venecias’

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të flasë në lidhje me draft raportin e Komisionit të Venecias të publikuar dje në media, por nuk e ka kaluar pa hedhur një batutë gjatë një prononcimi për televizionin ‘Ora Neës’.

“Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”, tha Meta.

Por i pyetur nëse i trembet Komisionit të Venecias, Kreu i Shtetit ka kujtuar vlerësimin e marrë këtë verë në Venecia, nga autoritetet vendore të Rajonit të Venetos.

“Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit”, është përgjigjur presidenti.

Më 13 korrik Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Meta gjatë marrjes së çmimit 'Luani i Artë i Venecias'

Të fundit