Flash News

KRYESORE

Meta si Rama: Pala që nuk është dënuar sa duhet e dimë kush është, madje disa vrasës në Serbi kanë funksione publike

Meta si Rama: Pala që nuk është dënuar sa duhet e dimë

Presidenti Ilir Meta duket se është shprehur në të njëjtën linjë si kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë në kuvend tha se drejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës ka qenë selektive dhe se në 21 vite asnjë serb nuk është hetuar për krimet e luftës, por vetëm shqiptarët.

Sipas Metës, pala serbe nuk është dënuar sa duhet, madje sipas tij vrasësit e vëllezërve Bytyci për të cilët ka rezolutë të Kongresit amerikan kanë edhe funksione publike.

“Nuk është momenti të merremi me drejtësinë ndërkombëtare, aq më tepër nuk kemi shkëlqyer me atë kombëtare.

Miratimi i kësaj gjykate ishte akt i sforcuar. E dimë mirë nga faktorët se është shtyrë, fillimisht është vetë pala që e shkaktoi atë luftë dhe që e humbi dhe s’mund të pranojë realitetin e ri që ka ndihmuar kaq shumë stabilitetin e rajonit, si Kosova.

Drejtuesit kryesor të UCK të akuzuar, disa edhe në mënyrë të përsëritur, e kanë fituar betejën me drejtësinë ndërkombëtare, të gjithë e dimë se pala e dënuar më shumë, që pala që nuk është dënuar sa duhet e dimë se kush është, që vrasësit e vëllezërve Bytyci për të cilët ka rezolutë të Kongresit amerikan kanë funksione publike.

Nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve perëndimor që kanë qenë me popullin e Kosovës.

Kam patur komunikime me Thaçin dhe kryetarin Veselit dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm. Jam i bindur se kanë qetësinë për të përballuar me dinjitet këtë sfidë, jo si personale”, tha presidenti.

Të fundit