Flash News

KRYESORE

Meta sqaron deklaratën në Lezhë: Fola për ‘Rilindjen’ dhe jo për PS, do mbroj votat e qytetarëve

Meta sqaron deklaratën në Lezhë: Fola për

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka sqaruar gjatë një lidhje me “News 24” deklaratën e bërë në Lezhë, ku tha se së bashku me eskortën e tij do të mbrojë votat e qytetarëve. Meta bëri një ndarje të PS-së me ‘Rilindjen’, duke theksuar se deklarata ishte kundër kësaj të fundit. Presidenti i zgjedhur tha se ‘Rilindja’ është e tmerruar nga vendimi i qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Metës:

Unë nuk kam folur për PS, unë kam folur për bandat e Rilindjes, që janë të njohura se e kanë kthyer Shqipërinë në Siçilinë e dikurshme. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, unë sapo kam dalë nga Prokuroria së bashku me të dhunuarit, të cilët denoncuan sulmin nga njerëz nga kërkim. Janë persona në kërkim dhe që mbrohen nga policia. Kanë marrë detyrë nga Rilindja për të dhunuar qytetarët shqiptarë. Janë të tmerruar nga vendimi që lezhjanët do të japin kundër Rilindjes. Policia mashtron kur thotë se është gjetur një gëzhojë, janë gjetur dy gëzhoja.

Unë jam këtu për të mbrojtur dinjitetin e lezhnjanëve. Kjo bëhet në emër të demokracisë.

Të fundit