Flash News

KRYESORE

Meta sqaron takimin me Sorosin: Tre temat që diskutova, nuk i shmangesha dot

Meta sqaron takimin me Sorosin: Tre temat që diskutova, nuk i shmangesha

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar arsyet e takimit me Aleksandër Sorosin, zëvendëspresidentin e Fondacionit "Shoqëria e hapur".

Ai shkroi në Facebook se i mirëkupton reagimet emocionale e të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me Sorosin, e vendosi që të tregojë rrethanat e të shmangë keqkuptimet, edhe pas shkrimit të Kastriot Kastriot Islamit, ish-ministër i Jashtëm.

“Nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit "Shoqëria e hapur" për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka pasur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t'i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t'u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim”, tha kreu i shtetit.

Ai shtoi se takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar.

“Tema e të ashtuquajturit "Mini-Shengen" nuk ka ekzistuar në takim. Tre temat që unë jam përqendruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.”

Meta theksoi se “lidhur me të ashtuquajturin "Mini-Shengen" unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.”

Të fundit