Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta sulmon Ramën me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet: Tregoi se deklarimet publike të kryeministrit për dialog ishin vetëm propagandë
Presidenti Ilir Meta, në një postim të publikuar në Facebook ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Meta thekson se ky raport është skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës.
Në një pjesë të analizës, duke sulmuar kryeministrin Rama Meta thekson se “raporti tregoi se deklarimet publike të Kryeministrit për dialog ishin vetëm për konsum propagandistik pasi duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai e bënte të pamundur arritjen e dialogut me opozitën.”
Më poshtë analiza e Metës
Raporti i OSBE / ODIHR, skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës
Nga Ilir Meta - President i Republikës
“Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve.”
“Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.”
Këto konstatime të thjeshta nga Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR mjaftojnë për të kuptuar sintezën e klimës së rënduar politike, që sa vinte e përshkallëzohej, duke iu afruar 30 qershorit.
Marrëdhënia mes palëve, që me të drejtë cilësohet si antagoniste, ishte në shkallën më të lartë të armiqësisë dhe frymës provokuese. Një papërgjegjshmëri e përbashkët politike, që rrezikonte shkatërrimin e integritetit dhe standardeve të zgjedhjeve, me pasoja të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Shumë interlokutorë të EOM përgjatë gjithë spektrit politik besonin se një marrëveshje ndërmjet partive është e nevojshme për të parandaluar erozionin e mëtejshëm të besimit ndaj demokracisë, zgjedhjeve dhe politikanëve.”
OSBE/ODIHR vlerëson kësisoj se shumica e bashkëbiseduesve të tyre nga i gjithë spektri politik gjykonin se ishte koha për një marrëveshje gjithpërfshirëse, për të ruajtur dhe shpëtuar demokracinë, pluralizmin politik dhe zgjedhjet, nga sjelljet e papërgjegjshme të politikanëve, të cilët nuk donin të llogarisnin pasojat e sjelljeve të tyre konfrontuese dhe që me këmbëngulje vazhdonin të qëndronin në llogore për të asgjësuar politikisht njëri-tjetrin.
“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj (2019) shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve.”
Ky konstatim i OSBE/ODIHR më 14 qershor, vetëm katër ditë pas firmosjes së dekretit për shtyrjen e 30 qershorit, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, tregon se Presidenti, në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse, në respekt të pozicionit të tij kushtetues mbi palët, kishte bërë të gjitha përpjekjet për zbutjen dhe tejkalimin e krizës, për të zëvendësuar konfrontimin me dialogun gjithpërfshirës.
Dy javë përpara se të nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti kishte shprehur publikisht dhe zyrtarisht edhe vullnetin për rishikimin e datës, me qëllim organizimin e një procesi zgjedhor demokratik, vetëm pasi të dy palët të dakordësoheshin përmes dialogut, siç do duhej të ishte rruga më e mirë nga pikëpamja politike.
Por çfarë e bëri të pamundur rishikimin e datës së zgjedhjeve përmes dialogut gjithpërfshirës?
Tashmë është shumë e qartë: kokëfortësia dhe vendosmëria e Kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, pa bërë përpjekjet më minimale dhe të sinqerta, për të shmangur pasojat.
“Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve.”
Ky konstatim i OSBE/ODIHR tregon qartë se deklarimet publike të Kryeministrit për dialog ishin vetëm për konsum propagandistik, pasi duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai e bënte të pamundur arritjen e dialogut me opozitën.
Për çfarë do të ulej opozita në dialog me Kryeministrin, nëse ai nuk i jepte mundësinë të merrte pjesë në zgjedhje vendore demokratike dhe sipas standardeve europiane?!
Opozita ishte larguar nga Parlamenti dhe 182 deputetë dhe kandidatë të saj kishin refuzuar mandatet e përfaqësimit. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare përsëri 18 vende të opozitës kanë mbetur bosh në Kuvendin e Shqipërisë, që sot ka 122 deputetë nga 140 që është numri i detyrueshëm kushtetues.
Ndërkohë që më parë mazhoranca e kishte përjashtuar opozitën nga zbatimi konsensual i Reformës në Drejtësi duke e provokuar me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm (term ky që nuk ekziston në Kushtetutë) me 69 vota në mënyrë tërësisht të njëanshme.
Në këto kushte, a mund të shkonte opozita në një “dialog” për ta uruar Kryeministrin për fitoren me 100% të bashkive dhe këshillave bashkiakë pa kundërshtarë, duke patur parasysh se partitë e Opozitës së Bashkuar përfaqësojnë nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, 48.6 % të votave ndërsa PS bashkë me aleatët 43% të votave?!
Pretendimi i Kryeministrit se ndryshimi i datës së zgjedhjeve së 30 qershorit do përbënte një preçedent të papranueshëm ishte tërësisht i pandershëm dhe i pavërtetë.
Precedentin e parë të shtyrjes së zgjedhjeve vendore e kishte krijuar vetë z. Rama në vitin 2007 kur ishte në opozitë, kryetar i saj, dhe njëkohësisht i Bashkisë së Tiranës, dhe kur refuzoi të hynte në zgjedhjet vendore të shpallura, pasi kërkonte përfshirjen e një elementi teknik (çertifikate) në procesin e zgjedhjeve. Dhe pikërisht në atë kohë, falë vullnetit politik të ish-Kryeministrit Berisha, u pranua shtyrja e zgjedhjeve dhe u plotësua kjo kërkesë fare teknike e opozitës.
Ndërkohë situata politike, kushtetuese, parlamentare, institucionale tani ishte shumë më e rëndë se ajo e 12 viteve më parë, kur parlamenti ishte funksional, Gjykata Kushtetuese e respektuar nga të gjithë dhe po kështu edhe institucionet e drejtësisë të pakontestuara.
“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”
“Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës”
Këto konstatime të Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR në mënyrë të kristaltë provojnë paligjshmërinë e veprimeve të Kuvendit dhe “konkluzioneve” të Rezolutës, që u përdor vetëm për të justifikuar politikisht aktin e paligjshëm të KQZ për refuzimin e dekreteve të Presidentit dhe manipulimin për qëllime propagandistike të Kolegjit Zgjedhor.
Mospublikimi i Dekretit të Presidentit në Fletoren Zyrtare ishte një ndër aktet më skandaloze në historinë e shtetit shqiptar, dhe që me të drejtë është theksuar dhe evidentuar qartë në Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR.
“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor”
Me këtë konstatim të përsëritur, raporti i OSBE/ODIHR qartëson:
Së pari se sa absurde ishte përpjekja e mazhorancës për të krijuar me propagandë idenë se Kolegji Zgjedhor kishte kompetencë të shprehej kundër dekretit të Presidentit;
Dhe së dyti se: vetëm Gjykata Kushtetuese ka mandat për të vendosur për kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale ndërsa Kolegji Zgjedhor ka mandat vetëm për ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim: i) mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake; ii) fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje.”
Ky konstatim dëshmon hapur manovrat, jo vetëm propagandistike por edhe antikushtetuese dhe të paligjshme, të orkestruara nga mazhoranca, që keqpërdori në mënyrë partiake KQZ-në, duke ndikuar politikisht edhe tek farsa e Kolegjit Zgjedhor, për të krijuar idenë e rreme se ishte rrëzuar dekreti i Presidentit dhe se procesi zgjedhor mund të vazhdonte bazuar vetëm në vendime të njëanshme politike.
I vetmi tejkalim afatesh procedurale i akteve të Presidentit është ai i parashikuar nga Kodi Zgjedhor (me tre muaj), por edhe ky tejkalim ishte tërësisht i parëndësishëm në raport me vetë parimet e Kodit Zgjedhor që është ndërtuar për të mos pranuar dhe as lejuar zgjedhje fiktive pa kundërshtarë.
Këtë e konstaton shumë qartë OSBE/ODIHR kur në raportin e tij të ndërmjetëm të datës 14 qershor 2019, u shpreh se:
“Kodi Zgjedhor nuk përmban asnjë rregullim specifik për zgjedhje pa kundërshtarë.”
Jo rastësisht Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kundërshtar pasi është ndërtuar në respekt të parimit kushtetues të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushtetuta vetë ka huazuar edhe për “të drejtën e zgjedhjes” parimet themelore të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në interpretim të kuptimit të drejtës së zgjedhjes, në vitin 2015, ka përcaktuar qartë se çfarë kupton me të drejtë të zgjedhjes.
“E drejta e votës e garantuar nga Neni 3 i Protokollit nr. 1 nuk është e kufizuar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjes së votës në kutinë e votimit.”
“Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë (e këtij të fundit) të ndikojë në formimin e organeve ligjbërëse në të kundërt e drejta e votës, procesi zgjedhor dhe për rrjedhojë rendit demokratik në vetvete do t’i mungonte e drejta në substancën e saj.”
Pra zgjedhjet pa kandidatë alternativë janë thjesht votime fiktive që minojnë rendin demokratik dhe pluralizmin politik si themeli i gjithë ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.
Kokëfortësia e Kryeministrit për të mbajtur votime antikushtetuese, të paligjshme dhe qartësisht moniste në 30 qershor, shërbeu që të gjithë shqiptarët të dallojnë qartë shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38