Flash News

KRYESORE

Meta takim 20 minutësh me Ramën: Ndiq shembullin e Tsipras, bëhu ti Ministër i Jashtëm

Meta takim 20 minutësh me Ramën: Ndiq shembullin e Tsipras, bëhu

Vendimi i Presidentit, Ilir Meta, për të refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, ka ardhur pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi një ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama.

Burime të gazetes “Panorama” bënë të ditur se vendimin për të refuzuar Gent Cakajn, Presidenti ia ka komunikuar kryeministrit gjatë një takimi kokë më kokë, që kanë zhvilluar dje pasdite në Presidencë.

Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe mësohet se Meta i ka njoftuar Ramës arsyet pse nuk do ta dekretonte Gent Cakajn. Burime bëjnë të ditur se gjatë takimit, Meta i ka sugjeruar Edi Ramës që të ndjekë shembullin e Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe të jetë ai që të marrë përsipër edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Të fundit