Flash News

KRYESORE

Meta takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Meta takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Shqipëria

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka zhvilluar sot një takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, presidenti Meta e konsideron këtë takim të frytshëm dhe se angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, është faktor kyç për paqen e demokracinë.

Postimi i plotë i Metës në Facebook:

Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Të fundit