Flash News

KRYESORE

Meta takohet me Haradinajn në Lezhë: Energjitë pozitive ndihmojnë proceset integruese

Meta takohet me Haradinajn në Lezhë: Energjitë pozitive

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot në qytetin e Lezhës, ku po organizohet Samiti i Diasporës.

“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”, shkruan Meta.

Arritja e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë ka krijuar dy grupe në politikën shqiptare. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa herë mbështetje presidentit Hashim Thaçi, ndërsa presidenti Ilir Meta po shfaqet gjithnjë e më shpesh në krah të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të fundit