Flash News

KRYESORE

Meta takohet me presidentët e Polonisë dhe Argjentinës; diskuton forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Meta ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Varshavës për hapjen e negociatave me BE-në, si dhe ka theksuar se rritja e numrit të turistëve polakë në vendin tonë, po i forcon kontaktet e drejtpërdrejta.

“Bisedë e frytshme me Presidentin polak Andrzej Duda. Mirënjohës për mbështetjen e Polonisë në procesin e integrimit në BE dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit. Rritja e turistëve polakë në Shqipëri po i forcon kontaktet e drejtpërdrejta dhe miqësinë mes nesh”, shprehet presidenti shqiptar.

Meta është takuar edhe me homologun argjentinas, Mauricio Macri, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

“Kënaqësi të takoja Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Diskutuam për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe i urova suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë”, shkruan Meta në një postim në ‘Twitter’.

Të fundit