Flash News

KRYESORE

Meta takon Ahmetin: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

Meta takon Ahmetin: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, së Shqipërisë  Ilir Meta priti sot në një takim Ali Ahmetin, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit