Flash News

KRYESORE

Meta takon ambasadoren gjermane: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut për çeljen e negociatave

Meta takon ambasadoren gjermane: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila mbyll mandatin e saj në Shqipëri.

Meta shkruan në një postim në Facebook, se Shqipëria do vijojë të mbështetet të Gjermania, si një vend mik, me besimin se do ta ndihmojë në rrugën drejt çeljes së negociatave.

“Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt.

Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.”- shkruan Meta.

 

Të fundit