Flash News

KRYESORE

Meta takon Haradinaj: Kosova do të gjejë zgjidhje të mençur për të forcuar pozitat ndërkombëtare

Presidenti i vendit Ilir Meta në  një vizitë që ka pasur në Kosovë është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj. Meta është shprehur optimist për ecurinë e Kosovës dhe se shpreson se Kosova do të gjejë një zgjidhje të mençur për çështjet të cilat do të forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Presidenti u shpreh se Shqipëria do të ofrojë mbështetje maksimale për ecurinë e saj.

“Shpresoj shumë në angazhimin e mëtejmë edhe të kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë Qeverisë, por edhe të opozitës për të dhënë zgjidhje të mençura për të gjitha ato çështje të cilat do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë drejtim, mund t’i sigurojmë Kosovës për mbështetjen tonë maksimale, gjithmonë në koordinim me kryeministrin, me presidentin dhe Parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet këtu”, theksoi presidenti Meta.

Të fundit