Flash News

KRYESORE

Meta takon Idrizin: Kushtetuta i jep të drejtën presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve

Meta takon Idrizin: Kushtetuta i jep të drejtën presidentit të

Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi mbrëmjen e sotme, ku diskutuan për krizën politike që ka kapur vendin deh datën e re të zgjedhjeve të shpallur nga kreu i shtetit.

Meta në një status në Facebook sqaroi se Kushtetuta i jep të drejtën për datën e zgjedhjeve vetëm Presidentit. Ai ftoi opozitën të jetë e qetë e të mos provokohet nga askush.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.

Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, shkroi Meta.

Të fundit