Flash News

KRYESORE

Meta takon këngëtaren që triumfoi në Festivalin Ndërkombëtar: Mbështetje për shembuj të tillë, që të mos largohen jashtë

Presidenti Ilir Meta ndan në 'Facebook' një foto me këngëtaren e re shqiptare, Inis Neziri, të cilën e ka takuar sot.

Neziri u shpall fituese në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”.

Kreu i Shtetit shkruan se është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që të mos i largohen Shqipërisë.

“Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”.

Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.

E falenderova Inesin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë”, shkruan Meta.

Të fundit