Flash News

KRYESORE

Meta takon kongresmenin amerikan: I lumtur që mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

Presidenti Ilir Meta ka takuar Kongresmenin Steve Watkins, të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në SHBA.

Takimin e pasqyron në Facebook, përmes disa fotografive.

Meta shkruan se ndihet i lumtur që Kongresmeni Watkins mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, aq më tepër kur dihet përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit.

“Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan presidenti Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se dje Presidenti Meta takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin dëgjuan fjalimin e Presidentit Trump në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Uashington.

Të fundit