Flash News

KRYESORE

Meta takon kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat me Shqipërinë

Meta takon kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat me

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot në një takim nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Tokio.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet më tej në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e heqjes së vizave nga Japonia për të gjithë qytetarët shqiptarë, sa më shpejt.

“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, tha presidenti.

Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë kërkesë të Presidentit Meta.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi edhe asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA).

Të fundit