Flash News

KRYESORE

Meta takon Pendarovskin, por me mendjen te 30 qershori: Sot, një muaj i shpërdoruar kot që nga firmosja e dekretit   

Meta takon Pendarovskin, por me mendjen te 30 qershori: Sot, një muaj i

Presidenti i republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pavarësisht diskutimeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor të të dyja vendeve aspiruese, Meta përmend edhe 30 qershorin, ditën e zgjedhjeve që presidenti e anuloi me dekret sot një muaj.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, shkruan Meta.

Të fundit