Flash News

KRYESORE

Meta thirrje drejtuesve të policisë: Nuk do ketë amnisti dhe mëshirë për ju

Meta thirrje drejtuesve të policisë: Nuk do ketë amnisti dhe

Ilir Meta u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos u bëjnë presion qytetarëve për votën e lirë. Nga mitingu i LSI në Berat, Meta tha se nuk do të ketë amnisti dhe mëshirë për ata që do të kërcënojnë qytetarët.

“Thirrini mendjes dhe mos merrni porosi nga një njëri që jo policia, por as mjekësia nuk i bën dot derman. Nuk do ketë asnjë amnisti dhe mëshirë për çdo drejtues policie apo bandit që do të guxojë t’i bëjë presion qytetarëve të Beratit për votën e lirë. E gjithë Shqipëria një million grushta kundër oligarkisë dhe pabesisë”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur u shpreh i bindur se LSI do të marrë pesë mandate në Berat dhe PS me PD nga një.

Paralajmërimi i fortë i Nasip Naços: Kujdes, mos harroni Zani Çaushin…

Të fundit