Flash News

KRYESORE

Meta thirrje për dialog: Kriza cënon integrimin; komunikoj me Ramën dhe Bushatin

Meta thirrje për dialog: Kriza cënon integrimin; komunikoj me

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në ceremoninë e promovimit të librit të Bamir Topit nuk la pa komentuar sërish krizën politike në vend. Sipas tij, mungesa e dialogut po dëmton rëndë rrugën integruese të vendit ndërkohë që tregoi se për këtë çështje ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ramen dhe Ditmir Bushatin.

“Kam komunikuar në vazhdimësi me Kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm (Ditmir Bushati) për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që mënjehërë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti.

Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik jo vetëm që cënon seriozisht këtë mundësi por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funsionale të drejtësisë, sidomos mungesa e gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet.

Gjithë ky proces me shumë aspekte të tjera kanë bërë për fat të keq të pamundur funksionimin e ligjit në vend por edhe njëkohësisht edhe funksionimin e garancive kushtetuese demokrative për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e thjeshtë dhe interesat e tyre dhe të drejtat e tyre të cilat në letër i garanton më së miri Kushtetuta e Shqipërisë por që në praktikë e shohim që kanë mbetur pa mbrojtje”, theksoi Meta.

Të fundit