Flash News

KRYESORE

Meta thirrje politikës me porosinë e Papa Françeskut: Mbajini të rinjtë në Shqipëri duke ju ofruar mundësi

Meta thirrje politikës me porosinë e Papa Françeskut: Mbajini

Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë sërish një mesazh politikës shqiptare, për të ofruar sa më shumë mundësi, me qëllim që të rinjtë dhe të rejat që mos braktisin Shqipërinë për një jetë më të mirë jashtë kufijve.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit "Zonja e Këshillit të mirë", Meta u shpreh: “Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane. Dua të ripohoj angazhimin tonë në forcimin e lidhjeve të veçanta që vendi ynë ka me selinë e shenjë, si dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar në përhapjen e mesazheve të vyera për bashkëjetesën e harmoninë fetare e sociale, e për kthimin e shpresës për të rinjtë që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri.

Duhet të bëjmë gjithçka për të realizuar edhe atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuaj nga dimrin demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke u ofruar edhe më shumë shpresë e mundësi”.

Të fundit