Flash News

KRYESORE

Meta thirrje shqiptarëve të Malit të Zi për pjesëmarrje të gjerë në votime: Shfrytëzoni mundësinë historike

Meta thirrje shqiptarëve të Malit të Zi për pjesëmarrje

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti thekson se “këto zgjedhje janë një mundësi e shkëlqyer për të forcuar perspektivën europiane të Malit të Zi.”

“Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, përmbyll apelin e tij Presidenti Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. 🇦🇱🤝🇲🇪

Të fundit