Flash News

KRYESORE

Meta tregon ngërçin për Lleshin: Nëse do e dekretoja me statusin Gjeneral, do shkelja Kushtetutën

Meta tregon ngërçin për Lleshin: Nëse do e dekretoja me

Presidenti Ilir Meta ka folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për ngërçin e krijuar për propozimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, duke sqaruar pengesat kushtetuese.

Meta theksoi se emërimi i Lleshit në postin e ministrit duke mbajtur gradën e Gjeneralit do të ishte shkelje e Kushtetutës.

“Është e qartë në Kushtetutë se pushteti politik është i ndarë nga pushteti ushtarak. Një dekret i Presidentit pa firmosur dekretin për shkakrim (nga grada e Gjeneralit), do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës”, u shpreh presidenti.

Meta tha se e dekretoi Lleshin sapo u njoh me kërkesën për heqjen e gradës së Gjeneralit.

“Nuk mund ta shkel Kushtetutën. Presidenti duhet të jetë shmbull i respektimit të Kushtetutës”, tha Meta.

Dekretimi i Lleshit/ Rama: Njeriu i duhur në vendin e duhur. Basha: Me Llesh pa Llesh, Ministria ka ikur për dreq

Të fundit