Flash News

KRYESORE

Meta tregon telefonatën me Bashën para protestës së opozitës: I paralajmërova pas informacionit sekret nga këshilli i Sigurisë

Meta tregon telefonatën me Bashën para protestës së

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur më shumë detaje nga 8 qershori, dita kur njoftoi se do të kryente aktin e zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, pak para nisjes së protestës nga ana e opozitës në qendër të Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tij në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor, Meta tha se kishte marrë informacion të klasifikuar nga këshilli i Sigurisë Kombëtare se disa persona do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë.

“Informacioni i Sigurisë Kombëtare u vlerësua si kritik se përputhej me shumë paralajmërime se çfarë mund të ndodhte me 8 qershor në protestën e opozitës, në veçanti te Kuvendi i Shqipërisë.

Ekipi im i këshillit të sigurisë kombëtare gjykoi se situata ishte emergjente. Më 7 isha në Gjermani, u ktheva në 8 dhe isha në zyrë pasdite, pak para se të niste mitingu i opozitës. Nëse do isha më i përgatitur do e kisha nxjerrë që atë ditë, kisha nevojë për më shumë studim, por vendosëm të bëjmë publik si njoftim në fillim të protestës me dëshirën për të qetësuar cdo përshkallëzim të situatës e për të shmangur një drejtim të protestuesve drejt Kuvendit”, tha Meta, i cili tregon se këtë informacion e ka ndarë edhe me kreun e PD, Lulzim Basha.

“Ishte paralajmërimi im për zotin Basha kur e mora në tel sapo nisi mitingun, dhe kur u shfaqen para kuvendit disa qytetarë, komunikova me përfaqësues të opozitës që t'i shmangnin prej andej dhe u bëra thirrje publike që qytetarët të shpërndahen edhe pse nuk isha detyra ime si president. Por mesazhi ishte i qartë për zotin Basha se në rast se do të vazhdonin aty dhe do të ndodhte diçka përgjegjësia do të ishte ekskluzive e tyre sepse ishin paralajmëruar më parë”, tha Meta.

Të fundit