Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Meta u përgjigjet gazetarëve: Më “çmendët” me SMS tuaja! Unë mezi pres të kthehem në Parlament
Presidenti Ilir Meta ka zbardhur qëndrimin e tij lidhur me ftesën e Komisionit Hetimor të ngritur për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Me një status në rrjetet sociale, Meta sqaron se do të jetë prezent në komision pas miratimit të planit të hetimit ditën e djeshme në Komisionin Hetimor, ndërsa tregon se ka patur një interes të vazhdueshëm nga gazetarët për të mësuar qëndrimin e tij.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me SMS tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta, duke shuar kureshtjen e të gjithëve, për seancën e javës që vjen.