Flash News

KRYESORE

Meta urim për 8 marsin: Sot, dita për të reflektuar, ka ende shumë për të bërë

Meta urim për 8 marsin: Sot, dita për të reflektuar, ka ende

Presidenti Ilir Meta ka uruar 8 marsin, ditën e grave përmes një statusi në facebook. Ndër të tjera, Meta shkruan se dita e sotme shërben më shumë për të reflektuar dhe se ka ende shumë për të bërë për gjininë femërore dhe rolin e saj në shoqëri.  

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, shkruan presidenti Meta në facebook, ndërsa poston edhe foton e një luleje mimoze, simboli i fillimit të stinës së pranverës.

Të fundit